Një autobus është aksidentuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar fotografi dhe video-incizim, aksidenti ka ndodhur të enjten pasdite.

Qytetari ka thënë se autobusi është nga Kosova.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident, ndonëse autobusi është goxha i dëmtuar në pjesën e përparmë.