LAJMI I FUNDIT:

Autoblinda e ushtrisë serbe aksidentohet me një veturë civile në rrugën Kralevë-Rashkë, humbin jetën pesë persona

Autoblinda e ushtrisë serbe aksidentohet me një veturë civile në rrugën Kralevë-Rashkë, humbin jetën pesë persona

Në magjistralen Kralevë-Rashkë të Serbisë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përplasur një autoblindë e ushtrisë serbe me një veturë civile.

Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën pesë persona, babai me tre fëmijët si dhe një grua që ishte me ta në veturë – kur e ëma është i vetmi person që mbijetoi, transmeton Telegrafi.


“Vetura civile është shkatërruar plotësisht nga autoblinda ushtarake – pra plotësisht e shkatërruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet e kërkim-shpëtimit. Kanë arritur disi të largojnë autoblindën që kishte përfunduar sipas veturës civile. Pamjet janë të tmerrshme, një tragjedi e vërtetë”, tha një dëshmitare.

Aksidenti mes autoblindës së ushtrisë serbe dhe veturës civile ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:00.

“Gjatë kryerjes së detyrave rutinore, ka ndodhur një aksident mes autoblindës PASARS dhe një veture civile. Autoblinda e ushtrisë serbe po lëvizte drejt Rashkës dhe ishte në kolonë nën përcjelljen e policisë ushtarake”, thuhet në kumtesën e ushtrisë serbe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori