Drew Barrymore ka njoftuar se së shpejti do të sjellë një libër me ese biografike.

Aktorja ka arritur marrëveshje me shtëpinë botuese, “Dutton”, për përmbledhjen e teksteve për jetën e saj si adoleshente dhe përballjen me vdekjen e babait të saj.


“I dua tregimet që janë interesante dhe emocionuese dhe ky është qëllimi që po e shkruaj këtë libër”, ka thënë ajo për revistën People, transmeton koha.net.

Shtëpia botuese e ka përshkruar këtë libër si të mrekullueshëm dhe të shkruar nga një ikonë amerikane.

Ende nuk është caktuar ndonjë datë e publikimit të librit, por pritet që kjo autobiografi të vijë së shpejti. /Telegrafi/