Austria ka shpallur listën e lojtarëve që do të luajnë kundër Shqipërisë me datë 26 mars në Vjenë por dhe për takimin tjetër miqësor ndaj Turqisë.
Trajneri zviceran Marcel Koller, që ka rinovuar po gjatë ditës me Federatën Austriake të Futbollit dhe për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, ka përfshirë një risi për këto dy takime miqësore, që është Alessandro Schopf i Schalke 04 ndërsa në listë pritje është Florian Grielitsch, që luan për Werder Bremen.
Nga lista e shpallur nga trajneri zviceran bie në sy prania e shumë lojtarëve nga Bundesliga e Gjermanisë, mes të cilëve dhe Alaba i Bayern, Garics i Darmstadt apo Baumgartlinger i Mainz.
Ndërsa në listë është përfshirë dhe Marko Janko i Baselit, që është shok skuadra me Taulant Xhakën te kampionët e Zvicrës, ndërsa nuk mungojnë dhe futbollistët e njohur si Wimmer i Tottenham Hotspurs, Fuchs i Leicecster Cityt apo Marko Arnautovic i Stoke City.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251