LAJMI I FUNDIT:

Austria kërkon që Brukseli ta mbajë fjalën për Shkupin

Austria kërkon që Brukseli ta mbajë fjalën për Shkupin

Austria kërkon që BE ta mbajë fjalën për premtimet e dhëna ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shkupi të mos e humb nesimin në BE. Eurointegrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas Vjenës, është çështje e stabilitetit dhe sigurisë së BE-së, veçanërisht në kontekst të situatës së sapo ndodhur pas agresionit rus në Ukrainë.

Rusia, siç vlerësoi dje në Shkup ministrja austriake për BE dhe çështje kushtetuese Karoline Edshtadler, ka hyrë në mënyrë agresive në Ukrainë dhe qëllimi i Vlladimir Putinit është ta ndajë Evropën dhe të vërë në pikëpyetje bashkëpunimin dhe unitetin. Prandaj, nevojitet bashkëpunim më i thellë me partnerët dhe anëtaret e ardhshme të BE-së.


“Tani është shumë e rëndësishme që të hedhim hapin tjetër në negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe me vende të tjera, si Shqipëria. Ne duam të mbajmë fjalën tonë sepse pranimi i këtyre vendeve është një çështje e stabilitetit dhe sigurisë së BE”, tha Edshtadler, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se përparimi i bërë nga Maqedonia e Veriut, përkundër disa hapave prapa, është i madh në aspektin e administratës publike, drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, por gjithashtu u dërgoi mesazh qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos e humbin besimin në BE.

Për ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është konsistent dhe i përhershëm.

Sipas ministrit, përcaktimi i vendit për anëtarësim në BE është konsistent, para se gjithash sepse shteti është pjesë gjeografike, kulturore dhe historike e Evropës dhe prej këtu i përket edhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa, zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren Edshtadler theksoi se si Qeveri nuk kanë dilema në cilën rrugë duhet të mbesim, por, potencon, presim që BE-ja t’i hap dyert për negociata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori