LAJMI I FUNDIT:

Australiania lindi tre fëmijë në 10 muaj, por nuk janë trenjakë: Ajo shpjegoi gjithçka se si është e mundur

Australiania lindi tre fëmijë në 10 muaj, por nuk janë trenjakë: Ajo shpjegoi gjithçka se si është e mundur

Sarita Holland (41) nga Melburni i la përdoruesit e rrjeteve sociale të shokuar kur zbuloi se kishte lindur tre fëmijë në 10 muaj – por ata nuk ishin trenjakë.

Fillimisht lindi vajza, Stevie dhe pak më vonë binjakët Kip dhe Bowie, raporton thesun.


“Kam marrë vesh që jam sërish shtatzënë, pasi vajza ime ka mbushur 10 muaj. Tingëllon çmenduri, por kështu ndodhi”, ka shpjeguar Sarita.

Djemtë kanë lindur para kohe, gjegjësisht në 30 javë e pesë ditë, që do të thotë se të gjithë trashëgimtarët janë në të njëjtën moshë.

@saritaholland We survived (just) 👏 #3babiesunder1 #busymum #irishtriplets ♬ original sound – sarita holland

Nëna pranon se nuk ishte e lehtë të kujdeseshe për foshnjën ndërsa mbante binjakë.

“Për fat kam pasur një shtatzëni të qetë. Situata ishte absolutisht e çmendur dhe mund ta imagjinoni tronditjen time”, tha ajo.

Sarita tha me shaka se “jeta do të bëhet shumë më e shtrenjtë” kur fëmijët e saj të mbushin 18 vjeç.

Historia e pazakontë nga Melburni shkaktoi një lumë komentesh në TikTok, ku Sarita postoi historinë e saj.

Videoja është parë më shumë se 1.5 milion herë dhe shumë e pranojnë se nuk do të mund t’i bënin ballë presionit në një situatë të ngjashme.

Një grua ishte kureshtare, kështu që ajo pyeti se “çfarë ndodh kur fëmijët mbushin 18 vjeç?”.

Nëna u përgjigj, “atëherë ata marrin patentë shoferin. Ndaj duhen blerë tre vetura”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori