Kur duket se coronavirusi i ri ka kapluar thuajse të gjithë globin, ka disa qytetarë që tregohen kokëfortë dhe nuk pajtohen me urdhrat dhe këshillat e dhëna nga qeveritë.

Rasti më i fundit na vjen nga Australia. Edhe pse kryeministri i vendit Scott Morrison, ka urdhëruar që qindra plazhe të mbyllen, mijëra australianë kanë “pushtuar” plazhet, në këtë rrezik të “heshtur” si pasojë e virusit korona.


Po ashtu në vazhdën e masave parandaluese  për COVID-19, kryeministri Morrison me anë të një konference shtyp urdhëroi mbylljen e të gjitha bareve, kafeneve dhe restoranteve në Australi, gjithashtu u urdhërua mbyllja e dyzinë plazhesh në Sidney.

Ndërkaq, deri më tani në të gjithë kontinentin Australian, janë regjistruar 1,354 persona të infektuar me coronavirus, ndërsa numri i të vdekurve deri më tani është fiksuar në 7 persona, shkruajnë mediat e huaja. /tch/

2 87

3 63

4 56

5 45

6 32

7 29

8 25

9 23

10 20

11 18

12 16

13 14

14 11