LAJMI I FUNDIT:

Australia regjistron ditën më vdekjeprurëse shkaku COVID-19

Australia regjistron ditën më vdekjeprurëse shkaku COVID-19

Australia ka parë ditën e saj më vdekjeprurëse të pandemisë me 21 vdekje të reja të lidhura me COVID-19.

Është një moment i bezdisshëm për një vend që dikur ishte marrë si histori suksesi pandemik, raporton BBC.


Vdekjet e reja u regjistruan të gjitha në shtetin e Victorias, ku një gjendje emergjente u shpall në fillim të këtij muaji pas infeksioneve të reja, transmeton Telegrafi.

Numri i mëparshëm më i lartë i vdekjeve ditore ishte 19, i regjistruar një ditë më parë. Të mërkurën u regjistruan 410 raste të reja me coronavirus nga autoritetet shëndetësore në Victoria.

Australia u kërkon qytetarëve të anulojnë planet për festat e Krishtlindjeve
Lexo po ashtu Australia u kërkon qytetarëve të anulojnë planet për festat e Krishtlindjeve

Pavarësisht rritjes, kryeministri i Victorias, Daniel Daniel Andrews tha se numri i personave të infektuar ka filluar të zbres.

Ndryshe, Australia deri më tani ka praortuar për 21713 raste me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 331 persona. /Telegrafi/