LAJMI I FUNDIT:

Audi tregon detajet e modelit Q3, disa ditë para prezantimit zyrtar (Foto)

Audi tregon detajet e modelit Q3, disa ditë para prezantimit zyrtar (Foto)

Prodhuesi gjerman Audi ka gjithçka gati, që ta rivalizojë Volvo XC40 me modelin e ri Q3

Pasi e shpalosi modelin e ri Q8 SUV dhe ndryshmet sportive te TT, Audi vazhdon me prezantimin e gjeneratës së dytë të modelit Q3, transmeton Telegrafi.


Prej se është lansuar më 2011, ky model është ndryshuar me themel dhe produkti final, nuk ngjanë shumë me paraardhësin.

Megjithëse ishte një prej makinave të para crossover të këtij niveli luksoz, shtatë vite më vonë, ka konkurrencë të fortë si Jaguar E-Pace, BMW X1 dhe Volvo XC40. Madje, kjo e fundit, është përforcuar së tepërmi dhe është lider në këtë segment.

Përditësimet dhe ndryshimet që janë bërë në Q3, besohet se do të jenë të suksesshme që të mposhtin konkurrencën dhe të pëlqehen në treg.

Derisa është bërë e ditur se ky model i 2019-ës lansohet këtyre ditëve, Audi nuk ka hezituar që të tregojë disa detaje.

Përmes imazheve të shpërndara, shihet që është aplikuar gjuha e re dizajnuese.

Dritat Full-LED janë ndryshuar dhe i përshtaten shumë më mirë, teksa në përgjithësi është shumë më modern dhe atraktiv se pasardhësi tij me forma më të mëdha.

Brenda modelit Q3 pritet të kenë ndryshime pozitive, sipas të gjitha gjasave një kabinë të kompletuar që i lehtëson punën shoferit. Nën kapak besohet të jetë motori me 2.0-litra që prodhon deri në 200 kuajfuqi. /Telegrafi/