LAJMI I FUNDIT:

Audi shfaqë dy modele të reja nga e-tron në reklamën për Super Bowl (Video)

Audi shfaqë dy modele të reja nga e-tron në reklamën për Super Bowl (Video)

Njëra prej tyre është parë edhe më herët, ndërsa një tjetër asnjëherë më parë

Super Bowl është aktiviteti sportiv, që përcillet më së shumti në botë, ndërsa reklamat që zgjedhën për të kanë rëndësi të madhe, transmeton Telegrafi.


Prodhuesi gjerman Audi, ka zgjedhur pikërisht këtë zhvillim, që të tregojë planet për pesë vitet e ardhshme.

Në reklamën e titulluar “Cashew” që është emri i një fryti të thatë tropikal, shfaqet një skenë ku tregohet për një ëndërrim, si pjesë e së cilës shfaqet nga afër Audi e-tron GT. Makinën të cilën e kemi parë në Los Angeles Auto Show, ndërsa pritet të lansohet më 2020.

Kur kllapia tij kalon, në garazh shfaqet edhe një SUV tjetër nga e-tron, të cilit i shihet vetëm pjesa e përparme.

Mirëpo, anash janë edhe dy makina tjera tërësisht të mbuluara, që sipas të gjitha gjasave, mund të jenë pjesë e planeve të Audit deri në vitin 2025, për elektrizimin e veturave. /Telegrafi/