LAJMI I FUNDIT:

Audi shfaq shkathtësitë e super-makinës RSQ e-tron, nëpërmjet një filmi të animuar

Audi shfaq shkathtësitë e super-makinës RSQ e-tron, nëpërmjet një filmi të animuar

Kjo veturë virtuale elektrike, mund të plotësojë çdo dëshirë që mund ta kishte një shofer

Paraqitja e makinave Audi nëpër filma të ndryshëm, kohëve të fundit është gjithnjë e më e madhe, pasi duket se është një promovim shumë i mirë, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, modeli më i famshëm nga Audi është parë në filmin iRobot, derisa janë pëlqyer shumë edhe R8 dhe e-tron, që janë parë në filmat e Marvel.

“Spies in Discuise” është filmi i animuar që pritet të lansohet së shpejti, nëpërmjet së cilit Audi shfaq shkathtësitë e super-makinës RSQ e-tron.

Mundësia që lejon filmi i animuar, ka bërë që kjo makinë të ketë pothuajse çdo mundësi për lëvizje në rrugë, përfshirë edhe vet vozitjen.

Vetëm se ky Audi, pritet të mbetet vetëm si koncept, pasi që është shumë e vështirë që të prodhohet një super-makinë kaq e mirë. /Telegrafi/