LAJMI I FUNDIT:

Audi RS Q3 është testuar me dy ngjyra të ndryshme (Foto)

Audi RS Q3 është testuar me dy ngjyra të ndryshme (Foto)

Makinë e përkryer për ambiente urbane

Që kur Audi e prezantoi crossoverin e ri Q3, të gjithë kanë pritur me padurim, se çfarë është përgatitur për variantet më të shpejta RS dhe S, transmeton Telegrafi. Deri më tani, Audi e ka testuar RS Q3 në Nurburgring të Gjermanisë dhe në rrugë më borë.


Reporterët që merren me makinat e shpejta, e kanë fotografuar teksa testohej me shtresa shumë të vogla kamuflazhi.

Mund ta shohim më në detaje, si dhe në dy ngjyra të këndshme, që pritet t’i ketë edhe modeli final.

Në imazhet e para shfaqet ngjyra Baby Blue, apo e kaltra e Audit që nuk është e ngjashme me Porsche Riviera Blue. Nardo Grey është ngjyra që e ka mbuluar veturën tjetër, që njëherësh është grija më e pëlqyer nga Audi.

Brendia është vështirë të shihet, por duket se ka disa nuanca të së kaltrës, për ta përshtatur me eksterierin.

Bazuar në pamjet dhe largimin e kamuflazhit, mund të themi se Audi RS Q3 është duke e përfunduar testimin dhe mund të prezantohet shumë shpejtë. /Telegrafi/