LAJMI I FUNDIT:

Audi publikon videon e shkurt të konceptit të Activesphere

Audi publikon videon e shkurt të konceptit të Activesphere

Audi mendon se ka një top kristali dhe mund ta tregojnë të ardhmen dhe sinqerisht – ne do kishim pasur dëshirë që ata ta kishin një top të tillë. Nëse të gjitha veturat e së ardhmes do të dukeshin sikur konceptet e Audi nga projekti i dizajnit të Sphere, ne do të ishim duke jetuar në “parajsën” e veturave.

Por siç ndodh me shumicën e veturave konceptuale, ato vështirë se e kalojnë fazën e konceptit, përveçse se nëse Audi merr mësim nga Hyundai dhe Ioniq 6 i saj.


ArenaEV shkruan se ky projekt dizajn i Sphere ka për qëllim që të parashikojë makinat e ndryshme të së ardhmes bazuar në mjedisin e tyre të caktuar. Deri tani e kemi parë se Skysphere i prezantuar në vitin 2021 tek Pebble Beach i cili duket sikur një “steampunk coupe” i denjë për Bruce Wayne, transmeton Telegrafi.

Pas asaj vije Grandsphere një GT elektrik 5.5 metra i gjatë me dyer që hapen nga ana e kundërt dhe me një dizajn i cili i bëri burrat e rritur “të qanin nga dëshira”.

Pastaj erdhi Urbansphere, një MPV më pak provokues dhe pothuajse më i përmbajtur i dizajnuar për rrugët brenda qytetit, me një interier të mrekullueshëm dhe pa ndonjë timon. Dukej se Audi po e zbehte dizajnin e Sphere dhe po bëhej gati për prodhimin e saj në të ardhmen e afërt.

Fatmirësisht Audi nuk ka harruar atë që e filluan me Skysphere dhe Grandsphere dhe i dërgoi dizajnerët e tyre përsëri në studio, i furnizoi me një sasi të pakufizuar të kafesë dhe biskotave, dhe neve nuk na duhej shumë kohë për të pritur ta shohim rezultatin e punës së tyre. Mirë se vini në Activesphere.

Deri më tani është publikuar vetëm një fotografi, por ajo që kemi arritur të nxjerrim nga fotografia është se Activesphere është një “coupe” i madh i afërt me Grandsphere. Ka rrota të mëdha me goma të terrenit malor. /Telegrafi/