Audi po ndryshon dukshëm “gjuhën” e dizajnit.

Me prezantimin e konceptit Concept C, marka gjermane tregon drejtimin e ri estetik dhe tani kemi një ide se si mund të duket gjenerata e ardhshme e modelit të njohur A6.


Nën drejtimin e ri të shefit të dizajnit, Massimo Frascella, Audi po synon të krijojë një pamje më moderne dhe teknologjike për të gjithë modelet e ardhshme.

Concept C tregon elementë të guximshëm si një maskë e madhe e përparme, drita LED të holla dhe një siluetë elegante dhe harmonike.

Sipas vizualizimeve, A6 e ardhshme mund të ketë edhe një pjesë të pasme futuriste me drita horizontale të holla, duke e ndarë dukshëm nga versionet aktuale.

Frascella thekson se të gjithë modelet e reja do të kenë elementë të frymëzuar nga Concept C, por secili do të ruajë identitetin e vet unik.

Modelet e reja të A6 priten të dalin rreth fundit të dekadës, por tashmë dizajni i ri po ngjall entuziazëm mes fansave të markës dhe ekspertëve të automobilave.

Audi duket se po hyn në një fazë vizualisht më të guximshme, duke kombinuar elegancën klasike me inovacionin modern. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com