LAJMI I FUNDIT:

Audi prezanton Q8 E-Tron, SUV-in elektrik me 496 kuaj-fuqi

Audi prezanton Q8 E-Tron, SUV-in elektrik me 496 kuaj-fuqi

Audi Q8 E-Tron është emri i tij për E-Tronin e përmirësuar, e ndryshimi i emrit i mundëson blerësve të kuptojnë se bëhet fjalë për një SUV elektrik “flagship” të markës gjermane.

Modeli i ri vjen në karrocerinë standarde dhe ka pamjen e një Sportbacku, transmeton Telegrafi.


Q8 E-Tron e karakterizon dizajni i përmirësuar që përfshin “hundën” e re, e dritat e përparme vijnë me një lloj tjetër të ndriçimit.

Për dallim nga modeli E-Tron, Q8 E-Tron ka një koeficient të tërheqjes prej 0.27, kurse Sportback 0.24. Është një përmirësim në raport me koeficientët e mëparshëm 0.28 dhe 0.26.

Q8 E-Tron është i disponueshëm me dy bateri dhe në tre opsione motorike. Q8 50 E-Tron dhe Sportback kanë motor që bëjnë tërheqje me të katër rrotat si dhe prodhojnë 496 kuaj-fuqi.

Kapacitet i baterive është 89 kWh, e rrezja e veprimi është 491 kilometra për Q8 E-Tron e 505 për Sportback.

Q8 55 E-Tron dhe Sportback prodhojnë nga 404 kuaj-fuqi, kurse bateritë kanë kapacitet prej 104 kWh që i mundëson një rreze veprimi prej 582 kilometra, përkatësisht 600 km.

Kur bëhet fjalë për performansa Q8 50 E-Tron, shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 6 sekonda, kurse Q8 55 E-Tron për 5.6 sekonda – e SQ8 E-Tron për 4.5 sekonda.

Shpejtësia maksimale është e kufizuar të modelet 50 dhe 55 në 200 kilometra në orë, kurse në rastin e modelit SQ8 është 210 km/h.

Shitja e kësaj veture në Evropë fillon në shkurt të vitit të ardhshëm, kurse çmimi fillestar në Gjermani do të jetë 74.400 euro. /Telegrafi/