LAJMI I FUNDIT:

Audi në përpjekje që t’i pajisë makinat elektrike me bateri sa më të fuqishme (Foto)

Audi në përpjekje që t’i pajisë makinat elektrike me bateri sa më të fuqishme (Foto)

Prodhuesi ka konfirmuar se e-tron GT, nuk do të jetë pasardhësi i Audi R8

Me Rimac C_Two dhe Tesla Roadster, si makinat elektrike më të mira në treg, është e kuptueshme se prodhuesit tjerë e kanë të vështirë t’i arrijnë, transmeton Telegrafi.


Për ta arritur Rimac, Audi po planifikon ta ndërtojë një makinë tërësisht elektrike, por bateritë ekzistuese, janë duke e lënë prapa.

“Duhet perfeksionim në të gjitha aspektet, por fokusi duhet të jetë bateria që duhet të ndryshohet në tërësi”, ka thënë Peter Oberndorfer, zyrtar i lartë në Audi.

“Po që se duam të shkojmë shpejtë, nevojitet bateri e fuqishme dhe nuk duam të kalojmë tri ditë nga Nurburgring deri në Berlin dhe anasjelltas”, ka thënë Oberndorfer.

Sipas tij, teknologjia e tanishme e baterive nga litiumi, nuk ofron më shumë se 550 kilometra me një mbushje dhe kërkon rimbushje të shpeshta. Andaj kërkon bateri më të fuqishme, që do të ofronin kombinimin e përkryer të performansës dhe kohëzgjatjes së lëvizjes.

“Po punojmë në bateri që kanë përmbajtje të fortë dhe jo prej likuideve, që do ishin shumë më të fuqishme, me peshë më të lehtë dhe do zinin më pak hapësirë”, ka përfunduar Oberndorfer.

Për të arritur formulën dhe krijimin e këtyre baterive, Audi është gati të bashkëpunojë edhe më të tjerë, që në të ardhmen ta ndajnë së bashku këtë arritje.

Në të njëjtin proces të hulumtimeve janë edhe kompanitë si Toyota, Nissan dhe Honda, ndërsa ekspertët nuk besojnë se do të ketë ndonjë risi në këtë aspekt para vitit 2030. /Telegrafi/