Në makinat nga Audi, nuk lejohet të montohet asnjë pjesë që lëshon aromë
Dihet se është një prodhues kualitativ, i vendosur që blerësi i makinave, të ketë eksperiencën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Por, që gjithçka të jetë në nivelin e duhur, Audi ka angazhuar edhe një ekip special, që merren vetëm me nuhatjen e aromave të pjesëve përbërëse që vendosen në makina. Tash e 30 vite, ata gjejnë nëse ndonjë material lëshon erë, si dhe a mund të përdoret për brendi.
Që nga viti 1985, njësiti për aroma, apo më mirë i njohur si “njësiti hundë”, punojnë që pjesët të kenë sa më pak aromë, pasi nuk mund ta largojnë aromën në tërësi.
Aroma si e vajit të peshkut, shtrojave të dyshemesë, apo qepës janë të patolerueshme. Janë rreth 500 komponentë të ndryshëm, të cilat nuhaten nga ky ekip, ndërsa vlerësohen në gjashtë kategori të ndryshme.
Nëse aroma e materialit apo kimikaleve që janë përdorur për ta ndërtuar, vlerësohet nga një deri në katër, atëherë lejohet të përdoret në makinë, por nëse vlerësohet me pesë apo gjashtë, largohet nga përdorimi.
Megjithëse duket paksa e çuditshme, ky ekip prej pesë personave punon në orar të plotë sikur çdo punonjës në Audi dhe merret vetëm me aromat e këtyre pjesëve në situata të ndryshme.
Ata përdorin simulime të shumta, në mënyrë që të sigurohen se një makinë Audi, nuk lëshon aromë edhe në rrethana më ekstreme, por vazhdon të ketë gjendje të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse së shpejti do të barazohen çmimet e veturave elektrike dhe ato me benzinë?!
Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?
Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Tesla aksidenalisht zbulon detaje rreth Modelit 3 të përditësuar
BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi