LAJMI I FUNDIT:

Audi dhe Porsche do të përballen me një kërcënim serioz nga BMW

Audi dhe Porsche do të përballen me një kërcënim serioz nga BMW

Ishte vetëm çështje kohe, kur BMW do të shfaqte rivalin e Taycan dhe e-tron GT

Megjithëse BMW është vonë në tregun e makinave që mbushen me rrymë, krahasuar me arritjet e prodhuesve gjermanë si Audi, Porsche dhe Mercedes, nuk pritet të mbetet pas edhe për shumë gjatë, transmeton Telegrafi.


Vitin që vjen lansohet BMW iX3, që është versioni elektrik i X3, derisa rivali i Tesla model X, modeli i4 nuk pritet të vonojë shumë. Në të njëjtën kohë, pritet të arrijë edhe iNext, që konkurron krahas makinave SUV si Model X, Audi e-tron dhe Mercedes EQC.

Por, është një makinë që po mungon këtyre dhe është pikërisht ajo që do të rivalizojë me Porsche Taycan dhe e-tron GT, në të ardhmen. Duke u bazuar në burimet e Autoblog.it, mund të thuhet se Audi dhe Porsche do të përballen me një kërcënim serioz nga BMW, kur më 2026 do të lansohet modeli i6.

Sedani sportiv, që është tërësisht elektrik, mode të rivalizojë me këto makina gjermane, si dhe krahas modelit shumë të pëlqyer nga Mercedes.

Gjatë Frankfurt Motor Show që është zhvilluar para dy vitesh, është paraqitur për herë të parë i6, brenda së cilës ishin dy motorë elektrikë me 201 dhe 335 kuaj fuqi, që së bashku prodhojnë 536 kuaj fuqi.

Kapaciteti i baterisë me 90 kWh i afron BMW i6 autonomi deri në 560 kilometra, derisa tjetri me 120 kWh mund të lëvizë deri në 700 kilometra. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Kalo në kategori