LAJMI I FUNDIT:

Atmosferë festive në familjen e kryeministrit Haradinaj, Anita tregon se si e kanë dekoruar shtëpinë për fundvit

Atmosferë festive në familjen e kryeministrit Haradinaj, Anita tregon se si e kanë dekoruar shtëpinë për fundvit
Foto: Anita Muçaj/InstaStory

Muaji i dhjetorit është shumë i dashur nga të gjithë, e krejt kjo për faktin se festat e fundvitit janë afër.

Me këtë rast shumë prej familjeve kanë filluar dekorimin e shtëpisë për fundvit, duke stolisur bredhin e vitit të ri, dhe vendosur dritat gjithandej nëpër shtëpi.

Vetëm pak ditë më parë, u publikuan imazhe nga Shtëpia e Bardhë duke treguar se si gjithçka ishte rregulluar për fundvit, ku këtë vit i ishte kushtuar më shumë kujdes ngjyrës së kuqe.


Përfundojnë dekorimet e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, Melania dhe Donald Trump zgjedhin të kuqen për festat e fundvitit
Lexo po ashtu Përfundojnë dekorimet e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, Melania dhe Donald Trump zgjedhin të kuqen për festat e fundvitit

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe familja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, të cilët ditën e martë e kaluan së bashku duke dekoruar shtëpinë.

Ka qenë vetë bashkëshortja e kryeministrit, Anita Muçaj-Haradinaj, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një fotografi të shtëpisë, duke treguar se si është atmosfera festive në ambientin e tyre të brendshëm.

Kështu është dekoruar shtëpia e kryeministrit Haradinaj për fundvit (Foto: Anita Muçaj/InstaStory)

Bredhi gjigant i bardhë i mbushur me drita është i vendosur në qendër, gjersa kanë zbukuruar edhe shkallët me figura të ndryshme.

Anita më pas ka hedhur në InstaStory edhe një tjetër fotografi, duke treguar se ka gatuar biskotat e fundvitit për më të dashurit e saj.

Foto: Anita Muçaj/InstaStory

Biskota me forma të ndryshme si arinjtë dhe drerët janë detaji që ajo është kujdesur të mos u mungojë biskotave që ajo ka bërë për familjen e saj. /Telegrafi/

Familja e kryeministrit Ramush Haradinaj (Foto: Anita Muçaj/InstaStory)

Në trend Magazina

Më shumë
Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori