LAJMI I FUNDIT:

ATK tregon se si duhet të deklarohen tatimet për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat

ATK tregon se si duhet të deklarohen tatimet për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë personat fizikë dhe ata juridikë se të ardhurat që realizohen nga kriptovalutat, si të ardhura të ligjshme apo të paligjshme, për qëllime tatimore janë të ardhura të tatueshme.

Sipas ATK-së, detyrimet tatimore për të ardhurat nga kriptovalutat, varen nga ajo se çfarë statusi ka personi i cili ka realizuar të ardhurat.

Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është person fizikë jo afarist apo Person fizikë afarist, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale dhe për të ardhurat e realizuara.

Ndërsa, statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person juridikë, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe për të ardhurat e realizuara.

Në fund, ATK thotë se nëse personi krijon humbje, atëherë për humbjet e tilla mbanë evidenca të veçanta, të cilat duhet të jenë në dispozicion të ATK-së sa herë që kërkohen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori