LAJMI I FUNDIT:

ATK: Shkarkohen 10.8 milionë deklarata përmes shërbimit e-Deklarimi

ATK: Shkarkohen 10.8 milionë deklarata përmes shërbimit e-Deklarimi

Administrata Tatimore e Kosovës njofton që nga lëshimi në përdorim të projektit e-Deklarimi deri më tani janë shkarkuar 10.8 milionë deklarata.

Reklama

ATK thotë se duke përdorur këtë shërbim, tatimpaguesit dhe qytetarët kursejnë kohën e tyre.

“Që nga lansimi i kësaj platforme elektronike e deri me tani, numri i deklaratave të shkarkuara është 10.8 milionë, ndërsa numri i tatimpaguesve të regjistruar në sistemin elektronik EDI është 98,408. Duke përdorur sistemin elektronik EDI tatimpaguesit dhe qytetarët kursejnë kohën e tyre, si dhe duke marr në kohë shërbimet për të cilat kanë nevojë. Përdorimi i shërbimeve elektronike në ATK, është në dispozicion 24 orë dhe 7 ditë në javë, ku mundësit për të përdorur këtë sistem janë të lehta dhe shumë të thjeshta”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ky sistem mundëson dhe krijon një llogari online të tatimpagueseve me ATK-në, ku mund të plotësohen dhe deklarohen: deklarimin dhe pagesën e të gjitha tatimeve dhe kontributeve pensionale, gjenerimin e fletëpagesës për borxhet e pashlyera që nga viti 2011, pasqyra mbi gjendjen e tatimpaguesit që nga viti 2011, gjenerimin e vërtetimit tatimor për biznese, raportimin e blerjeve mbi 500 euro, caktimin e personit të autorizuar, ndryshimin e profilit dhe fjalëkalimit, kontrollimin e historisë dhe bilancit tatimor, kërkesë për ndihmë, etj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: 29,509 persona që nuk po figurojnë si të papunësuar, e as si të punësuar i janë bashkëngjitur karvanit të migrimit

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: 29,509 persona që nuk po figurojnë si të papunësuar, e as si të punësuar i janë bashkëngjitur karvanit të migrimit

Ekonomi
Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Epidamn
Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Telegrafi Jobs
Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate EXPO

"Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit”, Murati: Për 30 muaj, mbi 32 mijë të rinj që kanë filluar punë në Kosovë

Ekonomi
BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

Korporata Rugove
Kalo në kategori