LAJMI I FUNDIT:

​ATK për herë të parë me plan specifik kundër korrupsionit

​ATK për herë të parë me plan specifik kundër korrupsionit

Rritja e llogaridhënies është faktori kyç që Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është duke punuar vazhdueshëm në fuqizimin e saj. Në drejtim të kësaj ATK për herë të parë ka hartuar Planin Kundër Korrupsionit për Administratën Tatimore të Kosovës.

ATK njofton se ky plan është përmbledhje e objektivave të rëndësishme që realizon ATK në luftimin e korrupsionit dhe përmban aktivitetet që synohen të realizohen gjatë vitit 2023. PKK përmbledhë katërmbëdhjetë pika, të cilat do të implementohen përmes tij.


“Parimi i proporcionalitetit përfshinë aktivitetet tona të cilat janë të bazuara në rrezikun e paraqitur, e që nënkupton ushtrimin e autoritetit vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhe vetëm deri në nivelin që nevojitet për të arritur objektivat legjitime, dhe kjo me mjete dhe metoda të përshtatshme”, thuhet në komunikatë.

Plani mbështetet në legjislacionin aktual dhe përfshinë objektivat e përgjithshme dhe objektivat specifike nga tri dokumentet strategjike të punës. Përmes këtij plani synohet rritja e bashkëpunimit me institucione kompetente për luftimin e korrupsionit, rritja e llogaridhënies, rritja e transparencës, zvogëlimi i diskrecionit të zyrtarëve të ATK. Po ashtu, plani parasheh edhe masa edukuese për parandalimin e sjelljeve të këqija, parandalimin e konfliktit të interesit, si dhe rritjen e bashkëpunimit me qytetarët dhe OJQ që parandalojnë korrupsionin.

Në njoftim thuhet po ashtu se si ndër më të rëndësishmet në këtë dokument, është hetimi i punonjësve të ATK-së që keqpërdorin pozitën zyrtare, për të cilët parashihet inicimi i rasteve për trajtim në organet kompetente.