Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e Kosovës, kanë çuar një hap para procesin e fiskalizimit, duke i hap rrugë operatorëve të rinj për pajisje me arkë fiskale dhe në të njëjtën kohë, duke e rritur konkurrencën dhe hapjen e tregut, me këtë mundësi.
Procesi i fiskalizimit në Kosovë, përmes PEF/SF është një nga proceset më të suksesshme që ka siguruar stabilitet ekonomik afatgjatë dhe se deri tani, një përqindje e madhe e bizneseve, operojnë duke aplikuar sistemin ekzistues fiskal, më konkretisht arkat fiskale.
“Kosova numëron katër kompani, të cilat janë të licencuara për t’i pajisur bizneset me arka fiskale. Javë më parë, të shtyrë nga kërkesa direkte e Ministrisë së Financave, disa operatorë kanë dalë në treg me ofertën më të favorshme për bizneset, pas së cilës bizneset tani nuk kanë arsye të refuzojnë fiskalizimin”, thuhet në njoftim.
Lajmi se ATK, bazuar në Udhëzimin Administrativ 02/2018 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe Sistemeve Fiskale dhe në mbështetje të dokumentit “Kërkesat specifike teknike dhe funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/ Sistemet Fiskale”, po u hap rrugë operatorëve të rinj që të futen në treg dhe është një lajm i mirë për të liberalizuar edhe më shumë tregun e fiskalizimit dhe përmbylljen e procesit të fiskalizimit.
ATK ka njoftuar se të gjithë ata që synojnë të bëhen operator të autorizuar për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të Pajisjeve Elektronike Fiskale / Sistemeve Fiskale (PEF/SF) mund të aplikojnë, pasi t’i plotësojnë kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar, të cilin mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së, përkatësisht në këtë lidhje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur