LAJMI I FUNDIT:

ATK: Mbi 76 mijë Vërtetime Tatimore të nxjerra online

ATK: Mbi 76 mijë Vërtetime Tatimore të nxjerra online

Sipas një njoftimi të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), deri më tani përmes sistemit elektronik EDI, që ofron dhe shërbimin për nxjerrjen e Vërtetimit Tatimor, janë tërhequr mbi 76 mijë të tillë.

Reklama

“Që nga lansimi i këtij shërbimi janë nxjerr 76,355 vërtetime tatimore në mënyrë elektronike, ku vetëm gjatë viti 2017 janë nxjerr 71,884, ndërsa nga fillimi i muajit janar të këtij viti deri sot numri i vërtetimeve të nxjerr është 4,471”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.

Vërtetimi Tatimor është dokument i cili tregon gjendjen aktuale tatimore të tatimpaguesit, i lëshuar nga ATK, i cili do të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme. Përmes sistemit elektronik EDI, tatimpaguesit mund të pajisen me Vërtetim Tatimor për qëllim të aplikimit për vizë, aplikimit për tender, pushimit të lehonisë, vazhdimin e lejes së qëndrimit në Kosovë, aplikimit për licencë etj.

Vërtetimi Tatimor i lëshuar në formë elektronike nga ATK edhe pse nuk posedon vulë/nënshkrim, është dokument i plotfuqishëm, ndërsa vërtetësia e përmbajtjes së këtij dokumenti, mund të verifikohet në çdo kohë përmes adresës elektronike të ATK-së.

Pra, institucionet të cilat pranojnë Vërtetimin Tatimor, kanë mundësi të bëjnë verifikimin se ai dokument është identik me gjendjen e atij tatimpaguesi në ATK, në datën kur është lëshuar vërtetimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Birminghami shpall falimentimin financiar, merret nën mbikëqyrjen e Londrës

Birminghami shpall falimentimin financiar, merret nën mbikëqyrjen e Londrës

Botë
Një shëtitje virtuale në VitaLand - vendi ku aventurat nuk kanë kufij

Një shëtitje virtuale në VitaLand - vendi ku aventurat nuk kanë kufij

Vitaland
Ftesë për të gjitha lideret e ardhshme! Filloni karrierën tuaj në Buçaj, aplikoni për 10 pozitat e hapura si Përfaqësuese të Shitjes!

Ftesë për të gjitha lideret e ardhshme! Filloni karrierën tuaj në Buçaj, aplikoni për 10 pozitat e hapura si Përfaqësuese të Shitjes!

Buçaj
Polakët dhe ukrainasit mund të përkeqësojnë edhe më tej raportet - Polonia pritet të ndalojë importin e më shumë produkteve ushqimore të Ukrainës

Polakët dhe ukrainasit mund të përkeqësojnë edhe më tej raportet - Polonia pritet të ndalojë importin e më shumë produkteve ushqimore të Ukrainës

Botë
Përsosmëria e pakrahasueshme e sallamës EXTRA me origjinë sllovene: Pse duhet ta konsumoni para prodhimeve tjera?

Përsosmëria e pakrahasueshme e sallamës EXTRA me origjinë sllovene: Pse duhet ta konsumoni para prodhimeve tjera?

Kosmonte Foods
Ndërtimet pa leje në Prishtinë, publikohet Udhëzuesi për qytetarët se si t'i legalizojnë ato

Ndërtimet pa leje në Prishtinë, publikohet Udhëzuesi për qytetarët se si t'i legalizojnë ato

Ekonomi
Kalo në kategori