LAJMI I FUNDIT:

ATK mban seminar me tatimpagues

ATK mban seminar me tatimpagues

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), sot ka organizuar seminar me tatimpagues me temën “Zbatimi i Udhëzimit Administrativ për Transferimin e Çmimit”, që kishte për qëllim informimin e tatimpaguesve që janë subjekt i Tatimit në të Ardhurat e Korporatave dhe të cilët marrin pjesë në një apo më shumë transaksione të kontrolluara me palët e lidhura, që gjenden në dy juridiksione të ndryshme tatimore.

Në seminar u prezantua edhe formulari i njoftimit vjetor për transaksionet e kontrolluara, afatin e dorëzimit dhe mënyrën e dorëzimit të formularit.


“Është diskutuar edhe përmbajtja e dokumentacionit për Transferim të Çmimit, kush është subjekt i përgatitjes së tij dhe afatet e dorëzimit pas kërkesës së ATK-së. Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temën e prezantuar, ku për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.

Udhëzimi Administrativ për Transferimin e Çmimit ka hyrë në fuqi në muajin korrik 2017. /Telegrafi/