Qytetarët nuk e kanë idenë se çfarë bëhet me taksat e tyre. Ndonëse qindra milionë euro çdo vit nga buxheti shkojnë në kontrata të institucioneve me kompanitë private, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) i mbanë sekret pasqyrat financiare të bizneseve që punojnë me para të shtetit.
Hulumtimet tregojnë se përafërsisht 11 mijë kontrata të tilla nënshkruhen çdo vit ndërsa asnjë nga to nuk bëhet publike edhe pse në bazë të ligjeve të zbatueshme është e drejt e secilit qytetar që të informohet lidhur me kompanitë që bëjnë biznes me shtetin.
Këto informata, sipas raportit “ S’ka tatim, pa informim” të Lëvizjes “Fol”, i posedon Drejtoria për Planifikim dhe Analiza në kuadër të ATK-së, shkruan Gazeta Fjala.
“Ndonëse kjo drejtori i posedon këto informata, ato nuk janë në dispozicion në internet për publikun në ueb-faqen e Administratës Tatimore, në ndërkohë që kjo drejtori nuk ka asnjë ueb-faqe të sajën zyrtare”, thuhet në raportin e lëvizjes “Fol”.
Mirëpo mungesa e transparencës lidhur me aktivitetin e bizneseve që përfitojnë nga fondet publike, është vetëm njëri aspekt. Kosovarët, sipas këtij raporti, nuk e kanë mundësinë të shohin nëse po paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave, si dhe të sigurohen se askush në poste të larta nuk po përfiton paligjshëm nga taksat e tyre.
Në këtë raport, “Fol” ka krahasuar Kosovën me Sllovakinë sa i përket transparencës se institucioneve lidhur me taksat e qytetarëve. Në bazë të këtij raporti del se Kosova qëndron në nivelet më të ulëta sa i përket transparencës.
Raporti i Lëvizjes “Fol” tregon se Sllovakia madje ka edhe ligj për këtë punë. Atje qytetarët mund të kërkojnë dhe të marrin çfarëdo informate mbi punën e qeverisë, me përjashtim të atyre informatave që do të dëmtonin privatësinë apo interesin kombëtar.
Në vitin 2010, Sllovakia ka amandamentuar Ligjin për Lirinë e Informacionit, duke kaluar kështu nga transparenca pasive në transparencë aktive.
“Sipas ligjit të ri, Qeveria automatikisht publikon online kontratat, faturat dhe urdhrat automatikisht online, pa kërkesën e ndokujt. Për me tepër, asnjë kontratë qeveritare nuk hyn në fuqi pa u publikuar online”, thuhet në raportin e “Fol”.
Ndërkaq në Kosovë kontratat publike le që nuk publikohen online, por institucionet në shumë raste nuk e kanë bërë publike as vlerën e tyre. Në vitin 2009 Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar kontratën më të madhe ndonjëherë për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”. Vlera e saj reale kurrë nuk u është bërë e qartë qytetarëve.
E vetmja që dihet për këtë kontratë, sipas hulumtimit të “Fol” është ajo se kontratën e kishte fituar konsorciumi “Bechtel & Enka”.
Por nëse shikohet në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës nuk jepen kurrfarë detajesh lidhur me ketë kompani.
“Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës nuk jep kurrfarë detajesh lidhur me pronarët dhe përfituesit e Enka dhe Bechtel. Të vetmet entitete të regjistruar me këto emra kompanish janë “Bechtel International Inc C20091007-0301” dhe “Bechtel International Inc” dhe “Enka Insaat Ve Sanayi A.S.”, konstaton raporti.
Edhe sot e kësaj dite qytetarët nuk e dinë kush janë njerëzit pas këtyre korporatave të mëdha dhe ku ka shkuar i tërë fitimi i financuar nga paratë e tatimpaguesve kosovarë.
Raporti konstaton se Kosova qëndron keq edhe sa i përket transparencës lidhur me njoftimet për kontrata dhe dhënie të tyre, punë kjo që e kryen Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe