LAJMI I FUNDIT:

ATK: Licencat do t’i vazhdojmë sipas ligjit, për tre muaj mbyllëm 29 lokale të lojërave të fatit

ATK: Licencat do t’i vazhdojmë sipas ligjit, për tre muaj mbyllëm 29 lokale të lojërave të fatit

Kosovën e pasluftës e kanë vërshuar lokalet e lojërave të fatit, sidomos bastoret, për të cilat njohësit e kësaj fushe shpeshherë kanë ngritur çështjen e mos kontrollimit të duhur të tyre nga organet shtetërore.

Ligji për lojërat e fatit i miratuar në vitin 2012 nga Kuvendi i Kosovës, ka kritere të qarta të cilat duhet t’i plotësojnë ata që dëshirojnë të hapin lokale të basteve, kazinove apo automateve.


Sipas ligjit bastoret duhet të mos gjenden në afërsi të drejtpërdrejtë, së paku pesëqind (500) metra, prej objekteve edukative-arsimore, institucioneve historike, fetare dhe pronës komunale, por edhe distanca mes tyre duhet të jetë së paku treqind (300) metra, shkruan Veriu.info.

Ndërsa, Ligji për Lojërat e Fatit e përcakton se për hapjen e lokaleve të kazinove duhet ë mos gjenden në afërsi të drejtpërdrejtë, më së paku 1,5 kilometra të objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale, kurse për hapjen e lokaleve të lojërave të automateve të mos ndodhen në afërsi të drejtpërdrejtë të objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale, së paku pesëqind (500) metra.

Veriu.info ka kërkuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, përkatësisht Departamenti e Lojërave të Fatit e ATK-së të jep shpjegime pse këto kritere nuk po zbatohen në Mitrovicë dhe Vushtrri, ku shumë lokale gjenden në distancë më të afërt se sa ajo e lejuar me objekte shkollore e fetare, ndërsa zëdhënësja e këtij institucioni, Valentina Bytyqi – Sefa, ka thënë se aktualisht janë në fazën e vazhdimit të licencave te subjekteve të lojërave të fatit, kështu që nuk po lëshohet asnjë licencë, përderisa nuk plotësohen të gjitha kërkesat ligjore.

“Drejtoria e Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, në vazhdimësi është duke monitoruar subjektet të cilat merren me lojërat e fatit, në mënyrë që aktivitetet e tyre të jenë brenda kornizave të përcaktuara me Ligjin për Lojërat e Fatit. Aktualisht jemi në fazën e vazhdimit të licencave te subjekteve të lojërave të fatit, kështu që nuk do të lëshohet asnjë licence, përderisa nuk plotësohen të gjitha kërkesat ligjore. Fillimi i vitit 2017 ka nisur me një strategji e cila nuk do të ju le hapësirë shkelësve të ligjit. Vetëm gjatë tremujori të parë të këtij vitit nga aksionet e zhvilluara ka mbyllur 29 lokale të subjekteve të lojërave të fatit, të cilat veprimtarin e tyre nuk e kanë pasur në përputhje me ligjin përkatës. Po ashtu, janë konfiskuar 21 pajisje, si dhe janë lëshuar 55, 000 euro gjoba për çdo parregullsi të gjetur. Për veç të gjitha këtyre që i përmendem, gjatë këtij viti kemi pasur edhe 3 arrestime”, ka thënë zëdhënësja Bytyqi – Sefa për Veriu.info, duke treguar se ATK-ja iu ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.

Zëdhënësja Valentina Bytyqi – Sefa ka treguar se ATK-ja në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, ka qenë dhe është e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit, ku për këtë qëllim i ka ftuar qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800. /Veriu.info/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

GO+
Kalo në kategori