LAJMI I FUNDIT:

ATK: Gratë, të punësuarit e rinj dhe ata që kanë humbur punën mund të aplikojnë për subvencionimin e pagës

ATK: Gratë, të punësuarit e rinj dhe ata që kanë humbur punën mund të aplikojnë për subvencionimin e pagës
Foto: Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga masat për subvencionim sipas masave rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë COVID-19, mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe mbështetja e punësimit të grave.

Sipas ATK-së, kjo po bëhet bazuar në vendimin e Qeverisë lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike.


Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në ATK për periudhat nga muaji korrik 2021 e tutje.

Ministri Murati jep detaje se si duhet aplikuar për masën 'Mbështetja e Punësimit' në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike
Lexo po ashtu Ministri Murati jep detaje se si duhet aplikuar për masën 'Mbështetja e Punësimit' në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.

“Të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e pakos së ringjalljes ekonomike, si: Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre muaj nga 100 euro; Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre muaj nga 50 euro; Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre muaj nga 50 euro”, thuhet në njoftim.

Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në web-faqen e ATK-së te linku “Shërbimet elektronike“. /Telegrafi/