LAJMI I FUNDIT:

ATK është duke realizuar seminare për tatimpagues

ATK është duke realizuar seminare për tatimpagues

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me qëllim të informimit të tatimpaguesve për shërbimet e reja elektronike, si dhe deklarimin vjetor dhe raportimin e pasqyrave financiare, është duke realizuar seminare për tatimpagues në të gjithë vendin.

Deri më tani, janë realizuar seminare për tatimpagues në regjionet Mitrovicë, Gjakovë, Pejë dhe Prishtinë. Në ditët në vijim, do të realizohen seminaret në regjionet Ferizaj, Gjilan dhe Prizren.


Pjesëmarrësit u njoftuan gjerësisht për të gjitha shërbimet elektronike, e veçanërisht për shërbimet e reja elektronike, si dhe për deklarimin vjetor dhe raportimin e pasqyrave financiare, të cilat janë prezantuar edhe me shembuj konkret se si plotësohet deklarata vjetore nga Biznesi Individual (PD), Ortakëria (DO) dhe Personi Juridik (CD).

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e temave në seminar.

Në këto seminare numri i pjesëmarrësve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre, përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar.

Materiali i prezantuar në këto seminare është i publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia – Materiale & Prezantime. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Kalo në kategori