LAJMI I FUNDIT:

ATK dhe GIZ vazhdojnë bashkëpunimin edhe gjatë vitit 2018

ATK dhe GIZ vazhdojnë bashkëpunimin edhe gjatë vitit 2018

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri me bashkëpunëtorë ka mbajt takim me Udhëheqësen e Projektit, Reforma në Financa Publike në Kosovë, Kadri Jogiste, si dhe përfaqësuesit nga Organizata gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) me qëllim të diskutimit dhe bashkëpunimit mes ATK-së dhe GIZ-it gjatë vitit të kaluar dhe përcaktimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2018.

“Jemi mirënjohëse dhe e çmon shumë bashkëpunimin me GIZ, i cili ATK-në e ka mbështetur që nga viti 2010, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës dhe në modernizimin e disa proceseve të punës”, tha Imeri, shkruan Telegrafi.


Në fund tw takimit, u pajtuan që ATK dhe GIZ të vazhdojnë të bashkëpunojnë në fushën e ngritjes së njohurive në trajtimin e çështjeve tatimore sipas praktikave të Bashkimit Evropian, kontrolleve përmes veglës elektronike në mbështetje të analizës së riskut, si dhe fuqizimi dhe zgjerimi i aktiviteteve në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative në ATK. /Telegrafi/