LAJMI I FUNDIT:

ATK me aksion në 20 biznese, inkason mbi 351 mijë euro borxhe

ATK me aksion në 20 biznese, inkason mbi 351 mijë euro borxhe

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), njofton se përmes një aktiviteti të zhvilluar ditën e djeshme ka inkasuar borxhe në vlerë prej 351,546 euro.

Sipas njoftimit, masat e sforcuara ditën e djeshme të datës 31 gusht, të cilat janë zhvilluar me asistencë të Policisë së Kosovës,  anë qenë tek 20 subjekte biznesore, të cilat ndaj ATK kanë pas obligime në vlerë 1.4 milion euro.

“Në kuadër të këtij aksioni janë realizuar pagesa të pjesshme të obligimit si paradhënie bazuar në marrëveshjet e lidhura dhe në njërin prej rasteve është bërë konfiskimi i pasurive të paluajtshme”, thuhet në komunikatën për media.

Në kuadër të këtij aksioni bëhet e ditur se janë konfiskuar parcela të paluajtshme, po ashtu ka edhe pagesa totale të obligimit dhe pagesa paradhënie në kuadër të marrëveshjeve.

“Aksioni i ditës së djeshme numëron të nëntin me radhë brenda periudhës janar-gusht të këtij viti, ku si rezultat janë inkasuar 8,9 milion euro borxhe, tek 145 biznese”.

“Aksione të ngjashme do të këtë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilën nuk i paguajnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/