LAJMI I FUNDIT:

Atentati i tretë, shpëton Gentian Bejtja, i plagosen dy djemtë dhe i vritet kunati

Atentati i tretë, shpëton Gentian Bejtja, i plagosen dy djemtë dhe i vritet kunati

Gentian Bejtja ishte objektiv i atentatit në Fushë-Krujë, një emër i njohur për policinë e që më parë u ka shpëtuar edhe dy sulmeve të tjera.

Tre persona shkrehën breshëri plumbash në Larushk të Fushë-Krujës, duke lënë të vdekur një 29 vjeçar, kunatin e tij dhe të plagosur dy djemtë e Bejtjas 10 dhe 13 vjeç.


Sipas të dhënave të policisë, dy nga atentatorët ndiqnin lëvizjet e Ramazan Sinës, kunatit të Gentjan Bejtjas dhe u afruan fare pranë portës së shtëpisë së këtij të fundit, sapo 29-vjeçari ka zbritur nga automjeti, së bashku me nipërit u qëllua për vdekje. Dy të miturit u transportuan për në spitalin e traumës dhe fatmirësisht sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Për grupin hetimor ende nuk është e qartë se përse ka gëzhoja në afërsi të autostradës, por dyshohet se automjeti i Sinës mund të jetë qëlluar dhe në lëvizje.

I shpëtoi dy atentateve dhe iu refuzua azili në Suedi e Norvegji, detaje të reja nga sulmi ndaj Gentian Bejtjas
Lexo po ashtu I shpëtoi dy atentateve dhe iu refuzua azili në Suedi e Norvegji, detaje të reja nga sulmi ndaj Gentian Bejtjas

Gentian Bejtja mendohet se ka qenë në shtëpi dy ditë më parë, por  hetuesit nuk përjashtojnë pistën që ai të ketë qenë edhe mbrëmjen e së martës në makinën Sinës, por që mund të ketë zbritur më parë.

Nga ana tjetër, jozyrtarisht, thuhet se kunati punonte si drejtues mjeti në prokurorinë e apelit të Tiranës e diçka e tillë mund të jetë përdorur nga Bejtja për të lëvizur me kunatin e tij.

Vetëm pak kilometra më tutje policia gjeti mjetin e djegur të autorëve një Golf 5 i vjedhur në Tiranë. Brenda makinës u gjetën dhe tre kallashnikovë.

Bejtja i ka shpëtuar dhe dy atentateve të tjera ndërsa për policinë ka qenë i dyshuar si i përfshirë dhe në vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj. Së fundmi ai kishte kërkuar azil në Norvegji dhe Suedi, të cilat ishin refuzuar e mesa duke tani ishte kthyer në Shqipëri./A2CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori