LAJMI I FUNDIT:

Atentat mafioz, ekzekutohet një shqiptar në Athinë (Video)

Atentat mafioz, ekzekutohet një shqiptar në Athinë (Video)

Një atentat mafioz ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjien Glifadha të kryeqytetit grek.

Sipas policisë greke, rreth orës 04:00 të mëngjesit, dy persona për të cilët dëshmitarë okularë thanë se janë shtetas shqiptarë, qëlluan me armë kundër një grupi klientësh që ndodheshin në një prej tavolinave të një lokali në qendër te lagjes rezidenciale të Athinës.


Policia greke thotë se nga sulmi mafioz ka një shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu, janë plagosur edhe dy shtetas grekë.

Identiteti i viktimave nuk bëhet i ditur.

Të plagosurit u dërguan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Prej panikut të krijuar, dy atentatorët mundën që të largohen nga zona me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre që i prisnin jashtë klubit të natës.

Ende nuk dihet se kush janë autorët e ekzekutimit dhe arsyet e krimit, por burime policore thanë se dyshimet më të mëdha janë për pistën e larjes së hesapeve mes bandave mafioze që operojnë në kryeqytetin grek.

Një dëshmitar u tha agjentëve se autorët u kishin folur viktimave në shqip dhe më pas njëri prej tyre nxorri armën dhe qëlloi kundër grupit të të katërve që ndodheshin në të njëjtën tavolinë.

Hetimet janë marrë në dorë nga Departamenti i Sigurisë së Athinës dhe detaje për ngjarjen pritet të zbardhen gjatë ditës.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori