LAJMI I FUNDIT:

Ataturk dhe Erdogan “si armiq”, shefi i NATO-s i kërkon falje Turqisë

Ataturk dhe Erdogan “si armiq”, shefi i NATO-s i kërkon falje Turqisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se është i informuar për ngjarjet e ndodhura në stërvitjen Trident Javelin të NATO-s në Norvegji, duke kërkuar “falje për gabimin e ndodhur”.

“Jam informuar për ngjarjet që ndodhën gjatë stërvitjes në Qendrën e Përbashkët Luftarake (JWC) të NATO-s në Stavanger të Norvegjisë. Kërkoj falje për gabimin e ndodhur. Ngjarjet kanë rrjedhur nga veprimet e një personi të vetëm dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e NATO-s”, ka thënë Stoltenberg në një deklaratë në lidhje me skandalin e ndodhur në stërvitjen e NATO-s në JWC.


Ataturk dhe Edrogan “ishin shfaqur si armiq”, Erdogan tërheq ushtarët nga stërvitjet e NATO-s
Lexo po ashtu Ataturk dhe Edrogan “ishin shfaqur si armiq”, Erdogan tërheq ushtarët nga stërvitjet e NATO-s

Duke vënë në dukje se është larguar menjëherë nga detyra personi që ka shkaktuar skandalin dhe se ka nisur një hetim rreth këtij personi, Stoltenberg tha se personi në fjalë nuk është punonjës i NATO-s.

“Është një nëpunës civil i emëruar nga Norvegjia. Vendimi i mundshëm i dënimit për këtë person do të jepet nga autoritetet norvegjeze”, vuri në dukje Stoltenberg.

“Turqia është një aleate e vlefshme për NATO-n dhe ka kontribut të rëndësishëm në sigurinë e aleancës”, shtoi ai, përcjell AA.

Ndryshe, gjatë disa simulimeve kompjuterike gjatë stërvitjes së NATO-s në JWC, emri i presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe fotografia e themeluesit të Republikës së Turqisë u treguan si armiqësorë.

Më herët, presidenti turk Erdogan njoftoi se kanë vendosur që të tërheqin 40 ushtarët turq nga stërvitja e NATO-s në Norvegji si rezultat i incidentit.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori