LAJMI I FUNDIT:

U takua me djemtë e Armstrongut, flet astronomja Hyseni

U takua me djemtë e Armstrongut, flet astronomja Hyseni

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni, gjatë një interviste për Telegrafin ka treguar momentin e parë kur i ka takuar dy djemtë e astronautit Neil Armstrong, njeriut të parë që shkeli në Hënë në vitin 1969.

Hyseni tregoi se gjatë një konference në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), e ftuar si folëse për të ndarë përvojat e saj në promovimin e astronomisë në Kosovë takoi djemtë e Armstrong.


“Ka qenë para 7 vitesh, ku unë kam qenë e ftuar në një konferencë në SHBA, e aty mblidhen astronautë, shkencëtarë, e unë aty isha e ftuar si folëse për të treguar veprimtarinë në Kosovë në atë kohë se si një organizatë dhe se si një grup të rinjsh po mundohemi me përhap shkencën e astronomisë dhe në atë konferencë ishin dhe dy djemtë e astronautit, Neil Armstrong, i cili është njeriu i parë që ka shkel në hënë”, tha ajo.

Hyseni tha se djemtë e Armstrong nuk janë astronautë, por ndajnë histori të babait të tyre në konferenca të tilla duke treguar historinë e jetës së tyre me një figurë kaq ikonike të hapësirës.

Kosova pritet të bëhet me teleskopin më të madh diellor, flet astronomia kosovare Pranvera Hyseni
Lexo po ashtu Kosova pritet të bëhet me teleskopin më të madh diellor, flet astronomia kosovare Pranvera Hyseni

“Ata kanë hobe apo profesione tjera. Arsyeja se pse ata shkojnë në këto konferenca është se Neil Armstrong ka bërë histori. Meqë ai më nuk është në mesin tonë, pasi ka ndërruar jetë para disa vitesh, atëherë fëmijët e tij e bartin trashëgiminë e tij, duke treguar historinë se si është të jetosh me një astronautë…”.

Astronomja kosovare tha se ende e ruan shoqërinë me djemtë e tij.

“Për mu, me u taku me fëmijët e Neil Armstrong dhe me bë pyetje ka qenë interesant. Kam ende shoqëri me ta, i kam të dy në rrjete sociale dhe më ndjekin vazhdimisht me aktivitetet që i kam dhe shpesh na bjen me u taku”, tha Hyseni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori