LAJMI I FUNDIT:

Kosova pritet të bëhet me teleskopin më të madh diellor, flet astronomja kosovare Pranvera Hyseni

Kosova pritet të bëhet me teleskopin më të madh diellor, flet astronomja kosovare Pranvera Hyseni

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni, e cila aktualisht po kryen studimet e saj të doktoratës në Astronomi Planetare në Universitetin e Kalifornisë në Santa Cruz të SHBA-së, ka paralajmëruar sjelljen e një teleskopi diellor në Kosovë.

Në një intervistë për Telegrafin, ajo ka zbuluar detajet rreth kësaj pajisjeje të veçantë dhe rëndësisë së saj në fushën e astronomisë në vendin tonë.


Hyseni ka zbuluar se teleskopi diellor është i dizajnuar për vëzhgimin e Diellit, pasi përfshin filtra specifikë që bllokojnë rrezet e dëmshme dhe mundësojnë një shikim të sigurt të yllit më të madh.

Teleskopi, i cili do të instalohet në observatorin e ri në Shtime, sipas saj është një nga më të mëdhenjtë në Gadishullin Ballkanik, si dhe pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për komunitetin shkencor dhe edukativ të rajonit.

Flamuri i Kosovës në hapësirë, si u arrit kjo dhe si kontribuoi astronomia Pranvera Hyseni
Lexo po ashtu Flamuri i Kosovës në hapësirë, si u arrit kjo dhe si kontribuoi astronomia Pranvera Hyseni

“Teleskopin të cilin e kam shfaqur në rrjetet e mia sociale është një ndër teleskopët më të mëdhenj në Gadishullin Ballkanik. Është teleskop diellor. I dizajnuar në atë mënyrë që vetëm diellin mund ta shohim përmes këtij teleskopi, sepse ka filtera specifik që i bllokojnë rrezet e diellit dhe gjërat tjera të cilat mund të na i dëmtojnë sytë”, ka thënë ajo.

Hyseni për ta dëshmuar madhësinë e këtij teleskopi kishte publikuar një foto në rrjetin social në Facebook.

Astronomia, Pranvera Hyseni

“Edhe gjatësia është shumë e madhe. Prandaj edhe fotografinë që e kam ndarë në rrjetet sociale në Facebook e kam nda me qëllim që ta ilustrojë gjatësinë e këtij teleskopi”, ka shpjeguar ajo.

Hyseni gjithashtu foli edhe për observatorin në Komunën e Shtimes, i cili sipas saj pritet të inaugurohet në muajin qershor të këtij viti.

Ajo gjithashtu tregoi edhe momentin e parë kur u takua me djemtë e astronautit të parë i cili shkeli në hënë në vitin 1969, Neil Armstrong. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori