LAJMI I FUNDIT:

Astrofotografi bën foto 300 megapikselë të diellit

Astrofotografi bën foto 300 megapikselë të diellit

Për këtë pamje të detajuar, fotografi Andrew McCarthy përdori një teleskop të modifikuar.

Astrofotografi Andrew McCarthy bëri një foto 300 megapsikselë të diellit duke përdorur një teleskop të konvertuar posaçërisht për të.


Ai përbëhet nga 150,000 imazhe individuale që ai i ka kombinuar në një të vetme.

Ju mund të shihni topin e plazmës me shpërthime diellore “të madhësisë së planetit” në sipërfaqe.

McCarthy i tha Sciencealert me email se u deshën rreth 10 orë për të mbledhur të gjitha të dhënat dhe 3 deri në 4 orë të tjera për të sjellë lëndën e parë në imazhin përfundimtar.

Teleskopi që është përdorur për këto imazhe quhet Explore Scientific AR127 dhe tregon shtresën e kromosferës.

Kromosfera përbëhet kryesisht nga hidrogjeni dhe helium.

McCarthy i bëri fotografitë nga kopshti i tij në Arizona më 29 nëntor. Ai paralajmëron se vetëm ekspertët me pajisje speciale duhet të bëjnë fotografi të tilla – shumë njerëz verbohen kur përpiqen të shohin diellin përmes teleskopit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kalo në kategori