Aston Villa, Borussia Dortmundi dhe Galatasaray, janë duke konkurruar për nënshkrimin e Weston McKennie.

Sipas Caught Offside, tri klubet kanë shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Juventusit.


Amerikani është në kërkim të një klubi të ri dhe Bianconerët janë të interesuar ta shesin.

24-vjeçari ishte i huazuar te Leeds United në pjesën e dytë të sezonit 2022/2023 që përfundoi me rënin e klubit anglez nga elita.

McKennie ka regjistruar 65 paraqitje me Juventusin në të gjitha garat duke shënuar tetë gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app