LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin Vantage zbulohet përmes skicave që u dërguan për tu patentuar (Foto)

Aston Martin Vantage zbulohet përmes skicave që u dërguan për tu patentuar (Foto)

Prodhuesi britanik Aston Martin, i ka dërguar në një zyre japoneze për t’i patentuar disa skica të modelit që besohet të jetë Vantage.

Por, ato kanë përfunduar në internet dhe tashmë dihet pamja e jashtme që do të ketë ky model, transmeton Telegrafi.

Hetimet kanë filluar dhe po kërkohet përgjegjësi, se si rrjedhën dokumentet që tregojnë detajet, se do t’i ketë vetëm dy dyer dhe përmasa mjaft të vogla.

Në fillim është menduar se ky është modeli DB11 apo Vanquish, por del se është pikërisht Vantage për të cilin kompania ka thënë se do të jetë shumë i veçantë. /Telegrafi/