LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin Valkyrie i ri do t’i ketë 1,000 kuaj fuqi, si dhe çmim prej një milion dollarëve (Foto)

Aston Martin Valkyrie i ri do t’i ketë 1,000 kuaj fuqi, si dhe çmim prej një milion dollarëve (Foto)

Super-vetura që u prezantua si koncept në Geneva Motor Show

Krahas dy veturave tjera, Aston Martin e ka prezantuar në Geneva Motor Show edhe modelin Valkyrie të ri, si rivalin kryesor të Ferrari F8 Tributo, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, kanë munguar të dhënat, mirëpo nëj blerës potencial, ka mbledhur të dhëna të rëndësishme, që i ka ndarë me mediat që merren me automobilizëm. E tëra që dihej sigurt, është se do të jetë hibrid dhe ka një mbushës të fuqishme, por Aston Martin nuk zbuloi të dhëna shtesë.

Sipas burimit të ri, Valkyrie do të kombinojë fuqitë, për të sjellë një total prej 1,000 kuaj fuqive. Mësohet se mund të ketë shpejtësi maksimale prej 350 kilometrave në orë, ndërsa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijë për për 2.5 sekonda.

Kjo nuk do të vijë lirë, pasi që mësohet se Aston Martin Valkyrie i ri do të ketë çmim prej një milion dollarësh, kur të arrijë gjatë vitit 2021. Vetëm 500 njësi do t’i ketë ky edicion, timoni i së cilit mund të konfigurohet në të dy anët e makinës. /Telegrafi/