LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin ndryshon logon, por a mund ta vërejë dikush se cilat janë detajet që u ndërruan?

Aston Martin ndryshon logon, por a mund ta vërejë dikush se cilat janë detajet që u ndërruan?

Siç duket nuk janë vetëm veturat e Aston Martin që duken të njëjta.

Teksa marka ikonë britanike merr një paketë shpëtimi prej afro gjysmë miliardi euro, ata kanë bërë një investim të madh në logon e re, e cila duket si ajo e vjetra.

Aston Martin ka ri-dizajnuar logon ikonë me krahë për herë të parë në pothuajse dy dekada, por edhe entuziastët e kësaj marke duhet që ta dallojnë ndryshimin.

Ndoshta në një përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet financiare, marka ikonë britanike njoftoi gjatë javës njoftoi një “identitet të ri krijues” – pak pasi që bënë të ditur se kishin siguruar investim prej afro 1.1 miliard eurove nga Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite, shkruan drive.com.au, transmeton Telegrafi.

Investimi saudit do të ndihmojë në mbulimin e borxhit në ngritje të Aston Martin, i cili po i afrohet shifrës së 1 miliard eurove, duke u bazuar në raportin e vetë firmës, dhe do t’i asistojë ata në zhvillimin e modeleve të reja, duke përfshirë edhe super veturën e re hibride Valhalla.

Si pjesë e ri-pozicionimit të ri strategjik të markës, Aston Martin do ta vendos versionin e ri të logos së krahëve të emaluar me dorë në veturat sportive të gjeneratës së re.

Logo e Aston Martin ndër vite

Logo e rifreskuar do ta bëjë debutimin zyrtar në ekipin e F1 të Aston Martin në French Grand Prix me 24 korrik.

Në një njoftim, Aston Martin e përshkroi riparimin e imazhit si “investimi më i madh në markën e Aston Martin në më shumë se një dekadë”.

Ndryshimi i logos gjithashtu shënon edhe përditësimin e parë të markës që nga viti 2003, dhe vetëm herën e tetë të ndryshimit të logos në historinë 109 vjeçare të Aston Martin. /Telegrafi/