LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin DB5 tregon shkathtësitë në xhirimet e filmit James Bond

Aston Martin DB5 tregon shkathtësitë në xhirimet e filmit James Bond

Sheshi i qytetit italian, ishte hapësira ku një DB5 u shfrytëzua nga agjenti sekret

Në filmin e ri të James Bond, No Time To Die që lansohet gjatë vitit që vjen, Aston Martin do të paraqitet me tri modele, transmeton Telegrafi.

Hiper-makina e re Valhalla dhe një V8 Vantage klasik, do jenë makinat që agjenti sekret do t’i shfrytëzojë, krahas një Aston Martin DB5.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje zyrtare, apo ndonjë pjesë nga prapaskenat e filmit, por banorët e Matera të Italisë, e kanë parë nga afër teksa xhirohej filmi. Sipas pamjeve të marra, shihet DB5 derisa tregon shkathtësitë, në mesin e një sheshi të qytetit italian.

Të njëjtin film, James Bond e ka përdorur edhe në filmin e mëparshëm, meqenëse është shumë i shkathtë dhe i mirë. /Telegrafi/