LAJMI I FUNDIT:

Astmë apo coronavirus? Mjekët shpjegojnë si t’i dalloni

Astmë apo coronavirus? Mjekët shpjegojnë si t’i dalloni

Astma është një nga kushtet themelore shëndetësore që e vë dikë në rrezik më të lartë për një rast të rëndë të COVID-19

Shumë nga shenjat kryesore të COVID-19, të tilla si kollitja, gulçimi dhe shtrëngimi i gjoksit, janë gjithashtu simptoma tipike të astmës. Shenja të tjera të mundshme të COVID-19, të tilla si teshtima, hundë që rrjedh, sy të kuq dhe lodhje, mund të jenë të ngjashme me alergjinë.


Nëse shenjat janë kaq të ngjashme, si mund t’i dallojmë nga njëra-tjetra?

“Mund të jetë shumë konfuze për pacientët,” – tha Dr. Lakiea Wright, e cila është e specializuar në alergji dhe imunologji në Brigham dhe Spitalin e Grave në Boston. “Unë u them pacientëve të mi të shohin për simptomat dalluese të COVID-19, siç janë ethet dhe dhimbjet e trupit. Vetëm alergjitë ose astma nuk do t’i shkaktojnë ato simptoma.”

Personat me astmë alergjike mund të provojnë trajtime alergjie, tha Dr. Matt Dougherty. Nëse këto trajtime zvogëlojnë simptomat e tyre, kjo tregon se është thjesht alergji.

“Astma shkaktohet nga faktorë të ndryshëm në individë të ndryshëm: tymi i cigares mund të jetë shkaktari juaj ose mbase stërvitja,”- tha Dougherty.

“Astmatikët duhet të përdorin pajisje që matin fuqinë e një fryme, për të monitoruar se sa mirë po qëndrojnë të hapura rrugët e frymëmarrjes,”- tha pulmonologu Dr Albert Rizzo, zyrtari kryesor mjekësor i Shoqatës Amerikane të mushkërive.

Ju gjithashtu duhet të matni temperaturën çdo ditë, sipas Wright. Astmatikët, të cilët janë me ilaçe biologjike, që dukshëm ulin përgjigjen imune dhe e bëjnë përdoruesin më të ndjeshëm ndaj infeksionit, duhet të diskutojnë nga afër me mjekun për regjimin e tyre.

Është gjithashtu kritike që astmatikët të dinë si të përdorin siç duhet pompën e frymëmarrjes dhe ndarësin e tyre (një pajisje që ndihmon në dhënien e ilaçeve më saktë). Ai shtoi se përdorimi i saktë i pompës varet nga lloji i saj.

“Askush nuk duhet të trembet,” tha Rizzo. “Unë mendoj se është e rëndësishme për astmatikët të kuptojnë se nuk janë në rrezik të madh nga infeksioni për sa kohë që ndjekin distancimin social dhe larjen e duarve. Ata duhet të marrin ilaçet dhe të jenë në kontakt me mjekët e tyre. Por nuk mendoj se duhet të tremben”. /CNN

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori