LAJMI I FUNDIT:

Assange nuk do të ekstradohet ende në SHBA, gjykata në Londër vendos që themeluesi i WikiLeaks ka të drejtë të apelojë vendimin

Assange nuk do të ekstradohet ende në SHBA, gjykata në Londër vendos që themeluesi i WikiLeaks ka të drejtë të apelojë vendimin

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange mund të bëjë një apel të ri kundër ekstradimit në SHBA, ka vendosur Gjykata e Lartë, shkruan BBC.

Atij iu dha leja për të apeluar kundër urdhrit që ai të dërgohej në SHBA për t’u gjykuar për zbulimin e sekreteve ushtarake, për të cilat prokurorët thonë se rrezikonin jetë, transmeton Telegrafi.

Vendimi do të thotë se Assange do të jetë në gjendje të kundërshtojë garancitë e SHBA-së, mbi mënyrën se si do të zhvillohet gjykimi i tij i mundshëm dhe nëse e drejta e tij për lirinë e fjalës do të cenohej.


Avokatët e Assange u përqafuan në gjykatë pas vendimit. E gruaja e 52-vjeçarit, Stella Assange tha për BBC se para fillimit të seancës se do të jetë një ditë “vendimtare” në betejën e stërzgjatur ligjore.

Avokatët e tij kanë argumentuar se çështja kundër tij është e motivuar politikisht.

Në një vendim të shkurtër mëngjesin e sotëm, dy gjyqtarë të lartë i dhanë leje për të apeluar kundër një urdhri të mëparshëm, duke vendosur se atij duhet t’i jepet një apel i plotë në Mbretërinë e Bashkuar.

Assange, i cili aktualisht ndodhet në burgun Belmarsh, do të ketë disa muaj kohë për të përgatitur apelin e tij, i cili do të ketë të bëjë nëse gjykatat amerikane do ta mbrojnë apo jo të drejtën e tij për lirinë e fjalës si qytetar australian.

Ai argumenton se zbulimet e tij në 2010 zbuluan krime lufte nga SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori