LAJMI I FUNDIT:

ASRA

ASRA

Poezi nga: Heinrich Heine
Përktheu: Sinan Vaka

Çdo ditë hijeshinë falte
e mira bijë e sulltanit,
ku ndrinin ujrat me stërkala
mermerit sipër shatërvanit.

Çdo ditë priste skllavi i ri
në mbrëmje krejtësisht i qetë,
ku piklat loznin hijeshi,
veç dukej pamjes më i zbehtë.

Një çast princesha i afrohet
e sedërton me gurgullimë,
– emri djalosh a të kujtohet
dhe jotja gjindje, prej nga vijnë?

E skllavi flet mes psherëtime,
Jam Mohamedi i mallkuar,
ASRA quhet rraca ime
që lind dhe vdes e dashuruar.