LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni, peng i problemeve të Listës Serbe

Asociacioni, peng i problemeve të Listës Serbe

Qeveria e Kosovës është e gatshme të ulet dhe të nisë bisedimet me përfaqësuesit e Listës Serbe për përpunimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sapo përfaqësuesit e kësaj liste të kthehen në ekzekutivin e vendit.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, Bajram Gecaj, i cili njëherësh është edhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, për komunitete.


Kryeministri Mustafa, muajt e kaluar, tri herë i ka ftuar përfaqësuesit e Listës Serbe në takim, për të diskutuar lidhur me propozimet e tyre për përpunimin e statutit të Asociacionit, në praninë edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, patën “ngrirë” pjesëmarrjen tyre në institucionet qendrore, që nga tetori i vitit të kaluar. Kushti i tyre për tu kthyer në institucionet qendrore e ka qenë krijimi i statutit të Asociacionit, si dhe themelimi i tij.

Zëvendësministri Gecaj thotë se tashmë Qeveria është në pritje të kthimit të përfaqësuesve të Listës Serbe në ekzekutiv.

“Tani, ne e kemi parë që Lista Serbe është kthyer në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por, megjithatë, kemi pak telashe me kthimin e tyre të plotë në Qeveri, për shkak të disa problemeve të brendshme që i ka Lista Serbe. Sigurisht që i keni parë edhe nëpër medie, deklarimet e ndryshme nga përfaqësuesit e tyre”, tha Gecaj.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, së fundi janë përplasur ndërmjet vete, për shkak se dy përfaqësues të kësaj liste, Slavko Simiq dhe Aleksandar Jabllanoviq, secili veç e veç, kanë parashtruar dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për regjistrim të Listës Serbe si parti politike, duke pretenduar që të dy se janë kryetar të kësaj liste.

Por, a është biseduar brenda kësaj liste për çështjen e kthimit të përfaqësuesve të saj në Qeverinë e vendit?

Slavko Simiq, i cili thotë se është kryetar i Listës Serbe, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e Radios Evropa e Lirë, se kur do të kthehen përfaqësuesit e kësaj liste në Qeverinë e Kosovës.

Por, Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është mbajtur asnjë takim lidhur me këtë çështje. Madje, ai thekson, se tash e tutje nuk mund të flas në emër të Listës Serbe, për shkak se brenda saj, siç thotë ai, “ka shumë faktorë”.

“Por, mund të them hapur se tash e disa muaj nuk kemi pasur asnjë takim. Madje, nuk kemi pasur mbledhje as kur është marrë vendimi për ‘ngrirjen’ e pjesëmarrjes në institucione. Këtë e pata lexuar në media. As që e kam ditur. Takimin e fundit e kemi pasur para disa ditësh, ku unë nuk kam qenë i ftuar. Edhe për këtë mbledhje kam kuptuar nga mediat se po mbahet. Kështu që, për aq sa unë jam i njoftuar, nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë mbledhje në këta muajt e fundit, për asnjë temë, e aq më pak për këtë për të cilën po flasim”, tha Petroviq.

Ditë më parë, Petroviq, në mënyrë të hapur, para mediave, kishte polemizuar me Slavko Simiqin dhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq, për çështje të brendshme të Listës Serbe.

Megjithatë, zëvendësministri Gecaj, thotë se Qeveria e Kosovës, është gatshme që t’i presë përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të nisin bisedimet për përpunimin e statutit të Asociacionit.

“Në momentin që ata t’i zgjidhin këto probleme të brendshme dhe të vijnë te kryeministri me propozimet e tyre, atëherë ne do të konsiderojmë se janë kthyer plotësisht në Qeveri dhe do të jemi të gatshëm që të fillojmë bisedimet lidhur me statutin (e Asociacionit) sa më parë”, theksoi Gecaj.

Sidoqoftë, Beogradi zyrtar, me mbështetjen e të cilit është themeluar Lista Serbe në vitin 2014, i ka dhënë Slavko Simiqit mbështetje, si kryetar i kësaj liste.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori