LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i Komunave të Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e nenit që parasheh faljen e 100 eurove

Asociacioni i Komunave të Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e nenit që parasheh faljen e 100 eurove

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimi e zbatimit të nenit 5 të Ligjit për Tatimin në Pronë, për faljen e 100 eurove.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi ka thënë për Telegrafin se vendimi është në dobi të komunave, pasi sipas tij, zbatimi i atij ligji do të shkurtonte buxhetin e komunave.

“E mirëpresim një vendim të tillë, pasi është në dobi të komunave të Kosovës, ne po shpresojmë që edhe vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese do të jetë ashtu siç komunat mendojnë.
Sepse me zbatimin e një ligji të tillë, buxheti i komunave do të shkurtohej mbi rreth 30 milionë euro, dhe kjo shkon në dëm të qytetarëve në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse do të kemi shkurtime të 30 milionë eurove në investime kapitale”, është shprehur ai.


Ligji i Tatimit në Pronë, Gjykata Kushtetuese pezullon nenin që parasheh faljen e 100 eurove
Lexo po ashtu Ligji i Tatimit në Pronë, Gjykata Kushtetuese pezullon nenin që parasheh faljen e 100 eurove

Ibrahimi shtoi më tej se kanë qenë të bindur se Gjykata Kushtetuese do të vendoste në favor të tyre.

“Ne e mirëpresim, vendimin dhe kemi qenë të bindur që Gjykata Kushtetuese do të vendosë në bazë të kërkesës e cila është dërguar nga Komuna e Prizrenit, por me autorizim të bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës”, tha mes tjerash ai.

Ndryshe, sot Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka marrë vendim për pezullimin e zbatimit të nenit 5 të Ligjit për Tatimin në Pronë, për faljen e 100 eurove.

Sipas vendimit të Kushtetueses, zbatimi i këtij neni është shtyrë deri më 30 nëntor 2023.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit 08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Ditë më parë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) e kishte dërguar në Kushtetuese këtë ligj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori