LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i Komunave kërkon nga Qeveria adresimin e sfidave me të cilat po ballafaqohen komunat

Asociacioni i Komunave kërkon nga Qeveria adresimin e sfidave me të cilat po ballafaqohen komunat

Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ka mbajtur sot takimin e radhës ku diskutoi për problemet dhe sfidat aktuale të Komunave të Republikës së Kosovës, agjendën legjislative të Qeverisë për vitin 2021 dhe pjesëmarrja e AKK-së në Grupet Punuese si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional mes nivelit lokal dhe atij qendror.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti tha se si AKK kanë pranuar agjendën legjislative të Qeverisë për vitin 2021 ku nga 190 projektligje Asocicaconi ka targetuar 36 sosh ku preken fushë-veprimtarinë e Komunave dhe qeverisjen lokale në përgjithësi.


“Brenda strukturave të AKK-së do të rishikojmë këtë listë dhe poashtu edhe nga komunat presim adresimin se cilat projekt ligje do të orientohet avokimi dhe lobimi ynë sivjet në këtë fushë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK, elaboroi listën e propozuar të projektligjeve për të punuar me Kolegjiumet e AKK-së dhe strukturat tjera në mënyrë që nëpër Grupet Punuese të hartimit dhe plotësim ndryshimit të këtyre akteve ligjore komunat të përfaqësohen me qëndrime të qarta dhe në mbrojtje të interesave të pushtetit lokal të Kosovës.

Poashtu në këtë takim u diskutua edhe lidhur me bashkëpunimin ndërinstitucional mes pushtetit lokal dhe qendror. Asociacioni i Komunave të Kosovës me këtë rast u tha se është i gatshëm për bashkëpunim të hapur dhe institucional në mënyrë që paraqitja dhe mbrojtja e interesave të pushtetit lokal të vazhdon të jetë boshti i punës së AKK-së.

Pas diskutimeve, Kryetarët e Komunave janë dakorduar për gjashtë rekomandime:

1. Asociacioni i Komunave të Kosovës do të dërgojw në Qeverinë e Kosovës listën me të cilat do të kyqet nëpër Grupet Punuese për Projekt-ligjet e parapara sipas agjendës legjislative për vitin 2021 e që atakojnë nivelin lokal dhe do të jap kontributin e vetë edhe përmes strukturave të ndryshme të saja.

2. Obligimet që dalin nga implementimi i Kontratës Kolektive të mbulohen nga niveli qendror meqë Komunat nuk kanë qenë nënshkruese e marrëveshjes derisa për zbatimin e saj tani po dëmtohen Komunat me tërheqje të mjeteve nga buxhetet komunale.

3. Asociacioni i Komunave shpreh gatishmërinë e plotë për bashkëpunimin me nivelin qendror në interes të komunave dhe qytetarëve të tyre.

4. Të debllokohet rekrutimi i stafit të rinj nëpër komuna, qoftë edhe duke lejuar zbatimin e ligjit të vjetër deri në miratimin e ligjit të ri.

5. Të zgjidhet sa më parë Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) meqë shumë projekte të investimeve kapitale mund të ngecin në implementim.

6. Të thjeshtohen procedurat për zëvendësimin e përkohshëm të personelit arsimor nëpër komuna. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori