LAJMI I FUNDIT:

“Asnjë malazez, drejtor në Serbi”: Deklarata e ministrit nga partia e Vuçiqit nxit reagime të ashpra në Mal të Zi

“Asnjë malazez, drejtor në Serbi”: Deklarata e ministrit nga partia e Vuçiqit nxit reagime të ashpra në Mal të Zi

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zlatibor Lonçar ka thënë se udhëheq një politikë për të mos mbajtur malazezë në resorët e tij.

Kjo sipas tij, pasi që “nuk ka asnjë serb, drejtor ose diçka të tillë në Mal të Zi”.

Madje, siç ka thënë ai, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi ”në Serbi, shumë vende drejtuese kemi malazezë që nuk kanë mësuar ende serbisht – nuk dinë të flasin serbisht”.

I pyetur nëse ka malazezë në kujdesin shëndetësor, Lonçar ka thënë se ai udhëheq një politikë që të parandalojë që malazezët të jenë në resorët e tij.

“Mendoj që nuk ka asnjë. Serbia ka mjaft nga ata që dinë serbisht të flasin dhe që meritojnë të jenë aty. Unë nuk po e përçmoj askënd. Thjesht, nëse doni të jetoni në Beograd, nëse doni të jeni drejtor ose në një pozicion, mësoni serbisht!”, citohet të ketë thënë Lonçar.

Dhe pas deklaratave të tij, nuk ka munguar reagimi nga Mali i Zi, përkatësisht nga homologu i tij, përcjell Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviç ka thënë se “punësimi në kujdesin shëndetësor malazez udhëhiqet nga dija, dhe jo nga kombësia”.

“Në sistemin tonë shëndetësor nuk ka të papërshtatshëm kur është në pyetje gjuha, feja ose kombi. Në departamentin tonë janë të gjithë ata që rekomandohen me profesionalizëm në këtë vend”, ka thënë Hrapoviç për TVCG.

Olenik beson se deklarata e Lonçarit (anëtar i partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq) tregon qartë qasjen politike – nga politika e Millosheviçit, më vonë ajo Kostunicës, Tadiçit dhe sot e Vuçiqit në raport me Malin e Zi.

“Ky është diskriminim i pastër ndaj qytetarëve të Serbisë që janë malazezë. Një deklaratë e tillë në një gjendje më normale do të ishte e mjaftueshme për të ngritur çështjen e pushimit nga puna dhe madje procedurat penale”, ka vlerësuar Olenik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori