LAJMI I FUNDIT:

Asnjë aplikim deri më tani për t’u certifikuar për zgjedhjet në Podujevë, afati përfundon më 17 shkurt

Asnjë aplikim deri më tani për t’u certifikuar për zgjedhjet në Podujevë, afati përfundon më 17 shkurt

Qytetarët e Komunës së Podujevës më 15 mars 2020 do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj komune.

Mirëpo deri më tash askush nga partitë politike dhe kandidatët nuk kanë aplikuar për certifikim nga ana e KQZ-së.


Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se afati për aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje përfundon më 17 shkurt.

“Deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020.
Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, afati për aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje përfundon më 17 shkurt. Pra, deri në këtë datë subjektet politike (partitë politike, koalicionet, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare) duhet të paraqesin aplikimin edhe emrin e kandidatit të tyre për kryetar të komunës”, tha Elezi.

Ai shtoi se pas aplikimit në KQZ për certifikim, zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim i shqyrton të gjitha aplikimet nëse janë në pajtueshmëri me ligjin dhe paraqet në KQZ rekomandimin për certifikim ose jo.

“Përmbyllja e këtij procesi i hap rrugë tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim, që duhet të bëhet më së largu më 2 mars, ndërsa më 3 mars mund të fillojnë fushatën e tyre zgjedhore”, tha Elezi.

Subjekti politik i cili në zgjedhjet e fundit ka fituar së paku 1 ulëse në kuvendin e komunës në fjalë dhe nuk duhet të mbledhë nënshkrime të përkrahjes dhe as të paguaj për certifikim.

Ndërsa, subjekti politik i cili nuk ka fituar së paku 1 ulëse duhet të mbledhë 100 nënshkrime të përkrahjes së votuesve të regjistruar në atë komunë dhe të paguaj depozitën për certifikim në shumën 200 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori